-sidi education-spot_img
2.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gaz Bardhi: Belinda po shtyn arrestimin që të hajë bakllavanë dhe dëshmitarët

Kryesoret

Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi në përfundim të mbledhjes së Këshillit të Imunitetit dhe Mandateve, akuzoi se PS po tenton ta shtyjë për në shkurt vendimin, kërkesën e SPAK-ut për masën e arrestit.

72 orë ishin të mjaftueshme për t’u njohur me dosjen. USB-ja do i shpërndahet cdo deputeti që ka dëshirë të marrë provat. Bëhet fjalë vetëm për 10 anëtarë të këshillit. Tre orët e para të mbledhjes anëtarët e PS-së ishin me qëndrimin se nuk i duam provat.

Kur prokuroria konfirmoi se nuk ka asnjë problem që deputetët të njihen me provat, deputetët socialistë thanë se duam një muaj të shqyrtojmë provat. Kjo është tallje. Kanë vendosur t’i japin kohë Ramës të njihet me provat dhe të prishë provat.

USB-ja me 10 mijë faqe për Ballukun/ Bardhi: 72 orë kohë janë OK, PS do 1 muaj

Për Arben Ahmetajn USB-ja u shpërnda, kishte jo 10 mijë faqe si Balluku por 15 mijë faqe. Prokuroria po intimidon vartësit dhe tani do të marrë dëshmitë e cdo personi të pyetur nga SPAK-u dhe tani do i intimidojë të gjithë?! E pandehura mund të thotë dua kohë të ha bakllavanë, gjelin e detit dhe të prish provat.

Prokuroria tha se tre ditë janë të mjaftueshme. PS do që ta shtyjë deri në shkurt, deri atëherë Belinda Balluku ka ngrënë bakllavanë, gjelin e detit dhe dëshmitarët. E pandehura i ka marrë materialet nga SPAK-u, edhe pjesën dërrmuese që ndodhet në USB, është e përgatitur” tha ai.

Mbyllet mbledhja, Bardhi: PS mori USB-në dhe shtyu vendimin pa afat

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit