Bolonja ka kaluar në finalen e Superkupës së Italisë, pas një fitoreje të ngushtë kundër Interit në gjysmëfinale, pas goditjeve të penalltive.
Takimi i zhvilluar në Riad filloi me një avantazh të shpejtë për Interin, i cili kaloi në epërsi që në minutën e 2’ me Thuram. Megjithatë, Bolonja barazoi në minutën e 35’ me Orsolinin nga pika e bardhë e penalltisë.
Pas një pjese të dytë pa gola, ndeshja shkoi në goditje penalltish, ku Bolonja gaboi dy, ndërsa Interi tre, duke përfshirë Bastonin, Barellën dhe Bonyn që nuk arritën të shënojnë.









