Policia e Vlorës ka arrestuar Divid Goxhaj dhe Ferdinant Bombaj, dy shtetas të dyshuar për vendosjen e tritolit në portën e banesës së nënës së Gentian Zotos, më 29 nëntor 2025.
Ata janë ndaluar për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” dhe “Vjedhja”. Hetimet zbuluan se dyshuarit kishin përdorur një automjet të vjedhur për të realizuar shpërthimin.
Automjeti u gjet i djegur më pas në fshatin Babicë e Vogël. Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të përfshirë.









