Kreu i PDK-së në Kosovë, njëherësh dhe kandidati për kryeministër për zgjedhjet e 28 dhjetorit Bedri Hamza përmes një postimi në facebook, nga qyteti i Gjilanit ka kërkuar që masivisht të votohet për PDK si i vetmi subjekt politik i cili do të punoj për Kosovën.
“Nga Gjilani, sepse Kosova do të ecë përpara me të gjithë qytetarët e saj.
Më 28 dhjetor, arroganca e pushtetit përballet me votën tuaj. Votoni numrin 130. Votoni për një shtet që punon dhe iu shërben vetëm qytetarëve.
Bashkë. Përpara. #PDK130”, ka shkruar Hamza.









