Qytetarët janë mbledhur sërish këtë mbrëmje në Tiranë, në kuadër të protestës së 30-të radhazi kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, duke vijuar tubimet që prej një muaji zhvillohen çdo ditë në kryeqytet.
Grumbullimi ka nisur në Sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas protestuesit kanë marshuar drejt godinës së Kryeministrisë, ku kanë përsëritur kërkesat e tyre për dorëheqjen e kryeministrit dhe largimin e qeverisë.
Pas fjalimeve përpara Kryeministrisë, protesta pritet të vijojë me marshime në rrugët kryesore të Tiranës, ndërsa organizatorët kanë deklaruar se tubimi do të mbetet paqësor deri në përmbushjen e kërkesave.
Protestuesit kanë bërë publike një sërë kërkesash, përfshirë krijimin e një qeverie teknike tranzitore, ndryshime kushtetuese dhe zgjedhore, si dhe shfuqizimin e disa ligjeve që lidhen me zonat e mbrojtura, trashëgiminë kulturore dhe investimet strategjike.
/5pyetjet.al









