Një aksident ka ndodhur sot në “Kthesën e Vajkanit” në Fier, ku janë përfshirë dy automjete, një “Benz” dhe një “Fiat Panda”.
Si pasojë e përplasjes, pasagjerja e automjetit tip “Benz” ka mbetur e plagosur dhe është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Automjeti tip “Benz” ka përfunduar në kanal, ndërsa “Fiat Panda” ka pësuar dëmtime materiale.
Policia dhe ambulanca kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.









