-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

LIVE- Bardhi: Kjo protestë është për dinjitetin tonë dhe të ardhmen që nuk ia falim Ramës

Kryesoret

Gjatë protestës kombëtare të Partisë Demokratike, kryetari i grupit parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi, ka theksuar se prania masive e qytetarëve është një dëshmi e qartë e nevojës për ndryshim në vend.

Ai falënderoi mbështetësit dhe theksoi se protestat janë një akt i shpresës dhe guximit për të luftuar korrupsionin dhe sundimin e krimit që, sipas tij, po shkatërron Shqipërinë.

“Ju falënderoj sepse forca juaj është kthyer në shpresën tonë. Në shpresën e Shqipërisë, ju falënderoj për besimin që i jepni PD, në këtë kohë të sundimit të kolerës e korrupsionit. Prania juaj sonte do të thotë se kjo shoqëri ka ende guxim dhe e do ndryshimin. Nga ju në këtë shesh kam mësuar se sakrificat dhe besimi do të na çojnë përpara me besim për largimin e Ramës, Kryeministri më i korruptuar në Europë dhe botë. Kjo protestë është për dinjitetin tonë të përbashkët dhe të ardhmen që nuk ia falim Ramës. Ne jemi këtu sepse korrupsioni po i merr frymën Shqipërisë. Kartelet e drogës bashkë me qeverinë e tyre po vjedhin….Rama, Balluku, banda kriminale që qëndrojnë pas tyre duan që ne të heshtim. Bashkë me çetën e tyre të megahajdutëve, ne do u themi se ata e kanë gabim. U themi hajdutëve dhe kriminelëve të qeverisë se koha e tyre ka mbaruar.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit