Një aksident i rëndë ka ndodhur mbërmjen e sotme në aksin rrugor Korçë–Maliq, në afërsi të fshatit Sovjan.
Dyshohet se një makinë ka përplasur një person që lëvizte me biçikletë.
Rrethanat e aksidentit nuk janë ende të qarta. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe dinamikës së ngjarjes.









