-sidi education-spot_img
-0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Paraqitet në SPAK ish-drejtori i burgjeve

Kryesoret

Përsëri ditën e sotme është paraqitur në SPAK, ish-drejtori i burgjeve Agim Ismaili, ky i fundit është i vënë nën hetim nga SPAK në lidhje me sulmin kibernetik të ndodhur më 12 mars ndaj Prokurorisë së Posaçme.

Hetimet ndaj ish-kreu të Burgjeve vijnë disa muaj pas incidentit të dyshuar të hakerimit, dhe SPAK ka njoftuar se procedurat po ndiqen në mënyrë intensive, për të përcaktuar rolin dhe përgjegjësitë e tij.

Sipas SPAK, hakerët tentuan të merrnin informacion nga kompjuterët e tre prokurorëve të posaçëm, Behar Dibra, Enkeleida Millonai dhe Elida Kaçkini, por sipas Prokurorisë, nuk arritën të depërtojnë në sistemin e brendshëm të IT-së.

Të arrestuarit më pas i kanë shpërndarë të dhënat e marra te persona të tjerë, mes të cilëve dyshohet se janë dy gazetarë, ish-kreu i Burgjeve Agim Ismaili, si dhe Dritan Palikaj, sekretar i përgjithshëm në Ministrinë e Bujqësisë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit