-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Vllaznia mposht Flamurtarin me rezultatin 3-2

Kryesoret

Vllaznia u rikthye te fitorja në Superiore, duke mposhtur Flamurtarin me rezultatin 3-2 në ndeshjen e javës së 18-të.

Shkodranët kaluan shpejt në avantazh me golin e Bekim Balajt në minutën e 4-t. I njëjti futbollist dyfishoi shifrat në minutën e 24-t me penallti. Flamurtari reagoi në fundin e pjesës së parë, duke ngushtuar rezultatin me golin e Maksutit në minutën e 43-të.

Në nisje të pjesës së dytë, Yago shënoi golin e tretë për Vllazninë. Diawara realizoi golin e dytë për Flamurtarin në minutën e 55-të, por rezultati nuk ndryshoi më.

Me këtë fitore, Vllaznia ngjitet në kuotën e 30 pikëve në vendin e katërt. Flamurtari mbetet në vendin e parafundit me 14 pikë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit