Një inspektor i Policisë së Shtetit, i angazhuar pranë DVP Tiranë, u arrestua nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore pas një aksidenti fatal që ndodhi në bulevardin “Bajram Curri”.
Inspektori, gjatë drejtimit të motomjetit, përplasi kalimtarin 65-vjeçar P. F., i cili u dërgua në spital në gjendje të rëndë dhe ndërroi jetë pas disa orësh nga plagët e marra.
I dëmtuar ka mbetur gjithashtu edhe punonjësi i policisë.
Ai dyshohet për shkeljen e rregullave të qarkullimit dhe do të përballet me akuzën e “Shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor”.
Hetimet janë duke u zhvilluar dhe materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës.
/5pyetjet.al









