Sot paradite, pesë anëtarë të opozitës në Këshillin e Mandateve thirrën një mbledhje të Këshillit në orën 11:00. Megjithatë, mbledhja nuk u zhvillua, pasi dera e sallës ishte e mbyllur dhe deputetët nuk mundën të hynin për të ushtruar detyrat e tyre. Ngjarja ka shkaktuar ndërprerje të zhvillimit normal të punimeve të Këshillit të Mandateve. Kryetari i grupit të PD-së, Gazment Bardhi reagoi ashpër.
“Një akt të turpshëm Kryetari i Kuvendit jo vetëm ka mbyllur cdo sallë mbledhje, por pengoi deputetët e opozitës që në sallën e tyre të grupit të komunikonin me median. Kjo godinë, Kryesia e Kuvendit është shndërruar në “bunkerin” e Belinda Ballukut. E kanë shumë gabim.
Kryetari i Kuvendit e ka kthyer zyrën e tij në zyrë avokatie për Belinda Ballukut duke zvarritur një kërkesë të ngutshme të prokurorisë. Media ka publikuar dëshminë e vartëses së Ballukut që ka treguar si është zhvilluar procedura e tenderit të tunelit të Llogarasë. Kjo është intimiduar nga Belinda Balluku. Këta po tentojnë që duke i dhënë kohë Ballukut të prishin provat” tha ai.









