Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka bërë thirrje për një angazhim të plotë të qytetarëve gjatë këtij procesi zgjedhor.
Ai shprehu besimin se kjo është një mundësi për të ardhmen e Kosovës, duke u shprehur optimist për një proces të qetë dhe të drejtë.
Abdixhiku u bëri thirrje qytetarëve që të zgjedhin një të ardhme të qëndrueshme dhe euroatlantike për vendin.
“Qytetarët e Kosovës të zgjedhin për zhvillim, për stabilitet, për të ardhme euroatlantike të Kosovës dhe të largohen nga zymtësia, bllokada e përçarja që na ka shoqëruar këto vite,” tha Abdixhiku. Le të fitojë populli i Kosovës, siç di të fitojë në ditën e zgjedhjeve.”









