-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Këta janë bandë”, Berisha: Të shporrim binomin Rama-Balluku

Kryesoret

Kreu i PD-së Sali Berisha mbajti fjalën e tij në Foltoren e radhës këtë të hënë përpara kryeministrisë.

Fjala e Berishës 

Berisha: Gjersa nga ajo ndërtesë të shporrim binomin që ka vjedhur dhe përçmuar më shumë shqiptarët në tërë historinë Ramën dhe Lubi Ballukun. Një vajzë ftoi që Ramën të mos e quajmë më kryeministër. Sot e tutje ta thërrasim me gjuhën fjalorin e koordinatorit të tij Gys Agasit, Kapoja. Edhe kur rrihte me grushta Manjën i thoshte e bëj me urdhër të Kapos.

Janë një bandë. Këta janë një bandë që nuk e ka parë ndonjëherë kjo tokë as në Europë dhe botë. Duke ardhur këtu po lexoja, fatin e pengut të dytë, të Gys Agasit dhe ndërmarrjes së Ramës dhe kunatit Daniel Shimës. E rrëmbyen vetëm një javë pas rrëmbimit të Gerond Meçes. Siç mund ta keni ndjekur në dalje para shtypit në rrjetet sociale kam ngritur zërin disa herë për këtë njeri që e mbajtën në bodrume e Suel Çelës, i thyen kockat.

Asnjë zë nuk dilte, asnjë fjalë. Dhe ky ishte rrëmbyer një javë pas Gerondit. Gerondi pat mençurinë dhe u dorëzua tek autoritetet gjermane. Që natyrisht bën atë që u takonte. Po ky tjetri që u dorëzua te autoritetet shqiptare. Altin Troplini e ka përcjellë dosjen te Prokuroria e Tiranës paçka se ishte një akt makabër. Një rrëmbim nga 4 persona. E ndjekur gjer te tuneli i Qafë Krrabës. Natyrisht Prokuroria e Tiranës bëri atë që i thanë firmosi mos-hapjen e hetimeve për personin. Shikoni ku jetojmë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit