Kryeministri Edi Rama u shpreh kritik kundër SPAK për rastin e kërkesës së prokurorisë për heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun. Ai tha se SPAK kishte shumë mangësi në dosjen me kërkesën që i drejtoi parlamentit dhe se shumica socialiste dhe deputetët nuk janë noterë.
“Kur rasti vjen në derën tonë, pushteti legjislativ nuk është noter i prokurorisë. Këshilli i mandateve nuk është zyrë noterie dhe parlamenti nuk noterizon kërkesat që vijnë.
I merr, i sheh. Po të isha unë në këshillin e mandateve do u thosha “çohu, ikni dhe ejani këtu me një dosje për parlamentin e Shqipërisë” dhe nuk mund të vini këtu me një dosje 16 mijë faqe. Ato nuk janë produkt i hetimit.
Ata janë 16 mijë faqe ku janë futur kontrata, studime, arkivi i ministrisë futur brenda. Ata janë një vandak me dokumente zyrtare.
USB-në nuk e ka tërhequr asnjë deputet nga PS dhe as ministrja, avokati. Për të mos krijuar asnjë shteg që të thonë i kanë nxjerrë këta. Ky është qëndrimi jonë i duhur, shumë korrekt nga ana jonë” tha ai.









