-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prokuroria sekuestron llogaritë bankare e të dënuarit në Francë

Kryesoret

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër ka sekuestruar automjete, mjete motorike dhe llogari bankare të shtetasit B.B., i dënuar më parë nga autoritetet franceze, si dhe të familjarëve të tij, për shkak të pasurive të pajustifikuara.

Vendimi u mor me kërkesë të Prokurorisë, bazuar në ligjin nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Brigeno Binoshaj është dënuar më parë nga autoritetet franceze për veprën penale të “Trafikimit të lëndëve narkotike”.

Pas verifikimeve, organi i akuzës ka konstatuar dyshime të arsyeshme se ai dhe familjarët e tij zotërojnë pasuri dhe të ardhura në shpërpjesëtim të dukshëm me të ardhurat e ligjshme të deklaruara, të cilat nuk justifikohen nga aktiviteti i tyre ligjor.

Në kuadër të masave parandaluese, janë sekuestruar:

Automjeti “Mercedes Benz”, modeli S600L, në emër të shtetasit B.B.;

Motorrat “Piaggio”, modeli Gilera dhe “Yamaha”, modeli MT09, në emër të shtetasit B.B.;

Automjeti “Volkswagen”, modeli Golf 2.0 TDI, dhe motori “Yamaha”, modeli YP250R, në emër të shtetasit G.B.;

Automjeti “Lancia”, modeli Y, në emër të shtetases E.B.;

Të gjitha llogaritë bankare në emër të shtetasit B.B. dhe familjarëve të tij.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit