-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Albin Kurti: Do ta bëjmë shpejt qeverinë e re!

Kryesoret

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se nuk do të ketë asnjë vonesë në konstituimin e institucioneve të reja pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

“Nuk kam ndonjë gjë për të thënë, rezultati është më i qartë se asnjëherë më parë. Ne kemi prit se do ta tejkalojmë rezultatin e 9 shkurtit, por duket që po e tejkalojmë rezultatin e 14 shkurtit 2021. Bllokimet në konsitutimin e Kuvendit dhe pengesat për formimin e qeverisë së re tashmë janë inekzitent”, tha Kurti pas vizitës që pati mëngjesin e se mërkurës në Postën e Kosovës.

Ndërsa sa i përket çështjes së postit të Presidentit, ai tha se së shpejti do ta takojë Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani e më pas do të shohin si të veprohet tutje.

“Ne së pari do të presim certifikimin e rezultati, duhet të konstitutohet Kuvendi dhe duhet ta shohim përbërjen e legjislaturës së dhjetë dhe më pastaj të ecim tutje.

Por ashtu siç kam thënë sot është dita e fundit e vitit 2025, shpejt do ta takojë presidenten Osmani dhe duhet të bisedojmë njëherë bashkë për rrugën përpara. Por keni parasysh se njëherë është kontituimi i Kuvendit, formimi i Qeverisë dhe vetëm më pas është zgjedhje e presidentes apo presidentit”, shtoi Kurti.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit