-sidi education-spot_img
6.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Begaj uron shqiptarët për Vitin e Ri: Forcë, bashkim dhe shpresë!

Kryesoret

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj ka uruar përzemërsisht shqiptarët për Vitin e Ri 2026, duke theksuar rëndësinë e familjes, bashkëpunimit dhe përgjegjësisë qytetare.

Në mesazhin e tij, Presidenti vë në dukje arritjet e Shqipërisë gjatë vitit 2025 në forcimin e shtetit të së drejtës, luftën kundër korrupsionit dhe hapat drejt Bashkimit Evropian, ndërsa nënvizon nevojën për përpjekje të përbashkët për një standard evropian në jetën e çdo familjeje shqiptare.

“Të inkurajuar nga sukseset dhe të përulur nga mosarritjet, viti 2026 duhet të jetë viti i një përpjekjeje të përbashkët për ta kthyer standardin evropian në një realitet të prekshëm në jetën e çdo familjeje shqiptare.

Interesi kombëtar dhe dialogu duhet të udhëheqin veprimet tona për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë dhe më të begatë, sepse ajo që na bashkon është më e fortë se çdo interes që na ndan.

Ndaj, në vigjilje të Vitit të Ri 2026, urimi im i parë është për bashkëpunim dhe bashkërendim rreth qëllimeve e interesave mbarëkombëtare!”, thekson Kreu i Shtetit.

Ai uron gjithashtu shqiptarët kudo në Kosovë, Maqedoninë e Veriut, Mal të Zi, Luginën e Preshevës, arbëreshët dhe diasporën, si dhe ata që janë në krye të detyrës në spitale, rend, ushtri dhe media.

“Çdo familje shqiptare, nga fëmijët te gjyshërit, pastë shëndet, gëzime dhe mbarësi. Më shumë besim dhe mirëkuptim për një Shqipëri më të fortë dhe evropiane”, thotë Presidenti Begaj.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit