Një ngjarje e rëndë ndodhi në Korçë natën e ndërrimit të viteve, kur një 32-vjeçar, E. Ç., banues në fshatin Pirg të Maliqit, u gjet i pajetë tek shkallët e një pallati në katin e tretë.
Policia njofton se në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.









