-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Aksident në aksin Peshkopi-Maqellarë, tre të plagosur

Kryesoret

Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e sotme rrugën nacionale Peshkopi–Maqellarë, ku janë përplasur dy automjete.

Sipas informacioneve paraprake, në aksident janë përfshirë një automjet tip Mercedes-Benz me targa AA 974 KH dhe një automjet tip Ford (fuoristradë) me targa AB 921 OF.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të lënduar tre persona, mes tyre edhe drejtuesi i njërës prej mjeteve. Të plagosurit janë transportuar menjëherë në spital, ku po marrin ndihmën e nevojshme mjekësore në urgjencë.

Burime nga spitali bëjnë me dije se gjendja e tyre shëndetësore është e stabilizuar.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit