-sidi education-spot_img
11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kina për kapjen e Maduros: Jemi të tronditur dhe dënojmë ashpër përdorimin e forcës së SHBA

Kryesoret

Kina ka reagur për kapjen e presidentit të Venezuelës Nicolas Maduro nga trupat amerikane, duke e konsideruar si shkelje e të drejtës ndërkombëtare.

Në Kinë jemi thellësisht të tronditur dhe dënojmë ashpër përdorimin e forcës nga SHBA-të kundër një shteti sovran, si dhe përdorimin e dhunës ndaj presidentit të një vendi”, thuhet në deklaratën zyrtare të Ministrisë së Jashtme kineze.

Më tej, Pekini thekson se kundërshton fuqishëm “sjellje të tilla hegjemoniste nga Shtetet e Bashkuara”, të cilat, sipas tij, “shkelin rëndë të drejtën ndërkombëtare, cenojnë sovranitetin e Venezuelës dhe kërcënojnë paqen dhe sigurinë në Amerikën Latine dhe në Karaibe”.

Autoritetet kineze i bënë thirrje Uashingtonit që të respektojë të drejtën ndërkombëtare, si dhe qëllimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të Bashkuara, duke kërkuar që të ndalë shkeljen e sovranitetit dhe sigurisë së vendeve të tjera.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit