Pas arrestimit të presidentit Nicolás Maduro, e ardhmja politike e Venezuelës mbetet e paqartë dhe e mbushur me pasiguri. Kushtetuta e vendit parashikon se pushteti kalon tek zëvendëspresidentja Delcy Rodríguez në rast të “mungesës absolute” të presidentit. Megjithatë, autoritetet kanë deklaruar se nuk e dinë vendndodhjen e Maduros dhe të Zonjës së Parë, Cilia Flores, duke rritur më tej paqartësinë, shkruan CNN.
Ekzistojnë disa skenarë të mundshëm për zhvillimet e mëtejshme:
Rruga kushtetuese – Artikulli 233 i Kushtetutës: Zëvendëspresidentja Rodríguez merr pushtetin dhe shpall zgjedhje brenda 30 ditësh. Presidenti i ri do të shërbejë për një mandat të plotë gjashtëvjeçar.
Rënia e regjimit – Figurave të larta mund t’u tërhiqet mbështetja ose të ikin, duke hapur rrugën për Gonzalez dhe opozitën.
Një grusht-shteti ushtarak – Ministri i Mbrojtjes, Vladimir Padrino López, ka deklaruar se Venezuela do t’i rezistojë forcave të huaja, duke e quajtur këtë “agresionin më të madh që vendi ka pësuar”.
Situata mbetet e tensionuar dhe komuniteti ndërkombëtar po ndjek me kujdes zhvillimet në Venezuelë, ndërsa vendi ndodhet në një pikë kritike politike dhe ushtarake.









