-sidi education-spot_img
3.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Civici në “5Pyetjet”: Venezuela mund të jetë nyja kryesore në rolin e naftës globale

Kryesoret

I ftuar në emisionin “5Pyetjet nga Babaramo”, profesori i ekonomisë Adrian Civici diskutoi për rëndësinë strategjike të Venezuelës në sektorin e naftës dhe ndikimin e saj në ekonominë globale.

Ai analizoi si vendi, përveç kontrollit politik, mund të ndikojë në tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe marrëdhëniet ndërkombëtare.

“Venezuela mund të jetë një faktor kryesor tek nafta. Ka të gjitha potencialet dhe një rol strategjik me vendet e tjera. Sektori i naftës kontrollon një shumëllojshmëri rrjetesh, nuk është vetëm çështja se kush e kontrollon Venezuelën.

Një nga konfliktet nga SHBA është një aspekt i rrezimit të mitit të dollarit dhe mos-përdorimi i tij. Politika e Trump dhe ajo e mëparshme lidhej shumë me ekonominë dhe tregjet. Edhe Venezuela eci me logjikën e BRICS-it. Nafta ka rol kryesor në energji. Çfarë do të ndodhë me naftën në Venezuelë? Sektori është shtetëror, jo vetëm për amerikanët, por edhe për europianët. Investimet në teknologji janë minimale, gjithçka është e deformuar. Kjo është një strategji e re, duke u përmbajtur ndaj Kolumbisë dhe Kubës. Në këtë aspekt, Venezuela përbën një nyje të rëndësishme dhe mund të japë një zgjidhje në rolin e naftës,” shprehet Civici.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit