Inter mundi Bologna-n 3-1 në “San Siro”, duke u ngjitur në krye të Serie A me 39 pikë, një më shumë se Milan.
Lautaro Martinez shënoi një gol dhe dha një asist, ndërsa Thuram shtoi golin e tretë.
Bologna nuk pati mundësi për reagim, ndërsa goli i Castro-s në fund ishte thjesht për statistikë. Trajneri Chivu anuloi konferencën për mediat për shkak të problemeve me zërin.









