Pas një periudhe të gjatë përplasjeje dhe kritika, Presidenti amerikan Donald Trump dhe miliarderi Elon Musk janë dukur të pajtuar së fundmi.
Musk ndau një foto nga Mar-a-Lago, ku shfaqej duke kaluar një darkë me Trump dhe gruan e tij, Melanian, duke shkruar në postimin e tij: “Viti 2026 do të jetë i jashtëzakonshëm!”
Tensionet mes tyre filluan pas fushatës zgjedhore të 2024-s, kur Musk u distancua nga Trump për shkak të qëndrimeve të kundërta dhe kritikave mbi projektligjin e shpenzimeve të mbështetur nga ai.
Pavarësisht përplasjes, Musk dhe Trump duket se kanë kapërcyer konfliktet dhe tani po i kthehen marrëdhënieve me një bashkëpunim të mundshëm për të ardhmen.









