Kuba ka bërë publike identitetet e 32 ushtarëve të saj që humbën jetën gjatë operacionit të forcave amerikane në Karakas, për arrestimin e presidentit Nicolás Maduro.
Sipas informacionit të shpërndarë nga media shtetërore kubane, 21 nga viktimat ishin anëtarë të Ministrisë së Brendshme, ndërsa 11 të tjerë përkisnin Forcave të Armatosura Revolucionare, përfshirë ushtarë të rangjeve të ndryshme.
Nga ana tjetër, autoritetet venezueliane kanë konfirmuar vdekjen e 23 ushtarëve të saj, përfshirë pesë admiralë dhe 16 nënoficerë.
Ministri i Mbrojtjes i Venezuelës, Vladimir Padrino, ka akuzuar ushtrinë amerikane për sulme të dhunshme në Karakas dhe disa zona të tjera, për të mundësuar kapjen e Madurës dhe gruas së tij, Cilia Flores.
Operacioni i zhvilluar nga SHBA kishte për qëllim goditjen e disa objekteve strategjike, përfshirë kompleksin ushtarak Fuerte Tiuna në Karakas, dhe përfshiu më shumë se 200 ushtarë dhe 150 avionë luftarakë.









