-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

VIDEO/ Rëndohet situata e përmbytjes në Durrës, evakuohet një familje në Kavalishencë

Kryesoret

Reshjet e dendura të shiut kanë rënduar situatën në të gjithë qytetin e Durrësit, përfshirë dhe autostradën.

Një familje nga zona Kavalishencë është evakuuar në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së. Brendshme në plazhin e Durrësit, pasi banesa e saj është përmbytur.

Prefekti i qarkut Durrës, Emiljan Jani, thotë se dhe pse hidrovoret janë në funksionim të plotë situata mbetet e rënduar në shumë zona të Durrësit, ndërsa rekomandohet që të shmangen lëvizjet deri në qetësimin e situatës. Edhe nxënës e mësues janë njoftuar përmes grupeve të komunikimit.

Situatë e rënduar paraqitet dhe në autostradën Durrës-Tiranë ku disa automjete janë fikur e paraqesin probleme për shkak të pranisë së lartë të ujit në disa segmente të këtij aksi të rëndësishëm rrugor.

Intensiteti i këtyre reshjeve, sipas autoriteteve vendore, ishte i paparashikuar, pasi parashikimet meteorologjike flisnin për reshje mesatare gjatë ditës së sotme në Durrës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit