Deputeti i PD-së, Tritan Shehu akuzon qeverinë Rama dhe bashkinë e drejtuar nga socialistët në Gjirokastër duke kërkuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme.
Permbytja e djeshme e Gjirokastres e Qark, krim i paralajmeruar!
Te shpallet “Gjendja e Jashtezakoneshme”!
Me 13 dhjetor 2025 Rilindja ne Kuvend rrezoi amendametin tim per nje “Fond te Kontingjences” shtese ne buxhet prej 20 milion E per Qarkun e Gjirokastres.
Kjo kerkese bazohej ne dy elemente:
1- Ne mungesen e nje infrastrukture per te mbrojtur ate Qark nga permbytjet, me domosdoshmeri reabilitimi te tyre, qe u vertetua edhe gjate muajit Nentor.
Gje per te cilen kerkova 10 M E nga buxheti.
2- Per te kompensuar demet e qytetareve dhe bizneseve nga ato permbytje.
Gje per te cilen kerkova edhe 10 M E nga buxheti, pra ne total 20 M E, shifer kjo minimale e krejt e perballueshme.
Ky amendament me vlere 20 M E u rrezua pa asnje argument nga Rilindja, duke lene ate Qark ne meshire te Natyres e qytetaret ne varferi me te thelle.
Ngarjet e djeshem, riperseritja e permbytjeve me dimensione e deme perhere e me te medha, vertetuan domosdoshmerine e miratimit te atij amendamenti.
Shkaterrimet e infrastruktures, urbanistikes po thellohen e zgjerohen me shpejtesi ne mungese te masave adeguate.
Pasojat e renda financiare, logjistike e shendetesore mbi qytetaret si pasoje e braktisjes nga shteti, behen gjithmone dhe me te renda e te rrezikeshme.
Sot jemi perballe nje situate shume me te rende, ambjentale, urbane, financiare e jetese.
Kerkoj shpalljen e “Gjendjes se Jashtezakoneshme” me kalimin per Qarkun e Gjirokastres, nga fondi rezerve i urgjencave, te asaj shume prej 20 M E, per te njejtat qellime:
—10 M E per forcim te infrastruktures mbrojtese.
—10 M E per kompensim te demeve ndaj qytetaret e bizneset.
Ndryshe neser do te jemi perballe fatkeqesish shume me te medha per Qarkun, varferie gjthmone dhe me te dhimbeshme per qytetaret.









