Policia në Shkodër ka zbuluar një tjetër ambient të përshtatur për kultivimin e kanabisit në lagjen “Ndoc Mazi”.
Dy persona, një 35-vjeçar dhe një 16-vjeçar, janë shpallur në kërkim për këtë aktivitet. Gjatë kontrollit, u gjetën 60 bimë kanabis, 57 pajisje elektrike dhe 4 celularë.
Për këtë ngjarje janë proceduar penalisht dy punonjës të OSHEE-së dhe një 22-vjeçare për moskallëzim krimi.
Ky operacion është pjesë e hetimeve të koduara “Neonët”, që deri tani ka çuar në zbardhjen e disa rasteve të tjera të ngjashme. Policia po vazhdon kërkimet për kapjen e personave në kërkim.









