-sidi education-spot_img
13.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kosovë, prokuroria akuzon 6 persona të dyshuar për vrasjen e oficer Likës

Kryesoret

Prokuroria në Ferizaj njoftoi të premten se ka ngritur aktakuzë kundër gjashtë të dyshuarve për vrasjen e rreshterit të Policisë së Kosovës, Muhamed Lika, në fillim të vitit 2025.

Rreshteri Lika u vra natën e 1 prillit në shkallët e ndërtesës ku jetonte në Kaçanik, në jug të Kosovës, derisa po kthehej në banesën e tij nga puna.

Prokuroria tha në një njoftim të premten se gjashtë të dyshuarit, të cilët i identifikoi vetëm me inicialet B, R.M, V.Ç, E.L, SH.K dhe D.G, akuzohen për vrasje të rëndë.

“Të pandehurit, në bashkëkryerje me të miturin, me dashje dhe përgatitje paraprake kanë privuar nga jeta tani të ndjerin zyrtarin policor, rreshter M.L, me armë zjarri, ku si pasojë e të shtënave nga plagët ai ndërron jetë, ndërsa ata largohen nga vendi i ngjarjes”, thuhet në aktakuzë.

Të dyshuarit mund të përballen më së paku me 10 vjet burgim për vrasje të rëndë nëse shpallen fajtorë, sipas Kodit Penal të Kosovës.

Prokurorët kanë kërkuar nga gjykata të urdhërojë që të gjashtë të dyshuarit- të arrestuar pak javë pas vrasjes – të vazhdojnë të mbahen në paraburgim në pritje të nisjes së gjyqit ndaj tyre.

Verën e kaluar, prokurorët kërkuan nga gjykata ta dënojë të miturin i cili dyshohet se e kreu vrasjen, i ndihmuar nga pesë të dyshuarit e tjerë.

Prokuroria e Ferizajt tha se i mituri dyshohet se, në bashkëpunim me pesë të dyshuar të tjerë, e kishte përcjellë Likën pasi ai e kishte përfunduar orarin e detyrës zyrtare deri brenda hyrjes së banesës së tij, ku kishte shtënë katër herë në drejtim të tij me armë zjarri të kalibrit 9.19 mm brenda një kohe prej rreth 47 sekondash.

Prokuroria nuk ka treguar se cilat ishin motivet e vrasjes.

Por, më herët, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha dhe kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Ferizaj, Burim Çerkini, kishin thënë se dyshimet e para ishin se motivet e vrasjes kishin të bënin me punën e rreshterit si zyrtar policor./ REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit