-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Sako: Situata do të ishte shumë herë më e keqe në rast të mosfunksionimit të hidrovorëve

Kryesoret

Përmbytjet që goditën Durrësin sollën një seri akuzash dhe debatesh për shkakun e vështirësive të krijuara.

Opozita ka ngritur pretendime mbi mosfunksionimin e hidrovorëve, duke e lidhur atë me pasojat e përmbytjeve. Në reagimin e saj, kryebashkiakja Emirjana Sako ka theksuar se hidrovorët e Porto Romanos kanë punuar me kapacitet të plotë, duke kontribuar në menaxhimin e situatës.

Në një postim në rrjetet sociale, Sako tha se, nëse këta hidrovorë nuk do të kishin funksionuar, pasojat do të ishin edhe më të rënda.

“Shoqëruar nga një debat i vazhdueshëm dhe akuza nga opozita nëse punojnë apo jo hidrovorët në Durrës, madje deri nëse a ka apo jo hidrovor qyteti, situata e këtyre ditëve të vështira për të gjithë, do të ishte shumë herë më e keqe në rast të mosfunksionimit të tyre. Të dy hidrovorët e Porto Romanos, i riu dhe i vjetri, po punojnë me kapacitete maksimale”, shkruan Sako.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit