-sidi education-spot_img
12.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha shprehet entuziast për opozitën iraniane: Revolucioni është në prag të fitores

Kryesoret

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shprehur entuziazëm për zhvillimet e fundit në Iran, ku sipas tij opozita iraniane është shumë pranë fitores.

Në një postim në Facebook, Berisha ka denoncuar dhunën dhe barbaritë e regjimit të Ajetullahëve, duke i quajtur ato sulme ndaj protestuesve paqësorë që luftojnë për lirinë dhe demokracinë.

Ai ka shprehur mbështetje të plotë për revolucionin e opozitës iraniane dhe ka bërë thirrje për një Irani të lirë dhe demokratik.

“Revolucioni iranian drejt fitores vendimtare.
Diktatura e Ajetullahëve obskurantistë në grahmat e fundit!
Miq, revolucioni demokratik i opozitës iraniane në pragun e triumfit, fitores përfundimtare.
Masakra dhe barbaritë e papara të regjimit ndaj kryengritësve paqësorë të pamposhtur.
Në 24 orët e fundit, revolucioni për Iranin e lirë dhe demokratik numëron mbi 2 mijë martirë të rënë nga breshëritë e falangave të zeza të pushtetit të krimit.
Duke mbështetur plotësisht revolucionin e opozitës dhe popullit iranian, dënoj me forcën më të madhe barbaritë e regjimit ndaj qytetarëve trima që luftojnë të pamposhtur për lirinë dhe dinjitetin e vendit dhe kombit të tyre!
Rroftë Irani i lirë dhe demokrat!
Vdekje Ajetullahëve!”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit