Elbasani ka përfunduar ditën me të gjitha rrugët e hapura, megjithëse të mbuluara nga dëbora. Ekipet e Emergjencave Civile dhe Autoritetit Rrugor kanë punuar pa ndërprerje për të garantuar qarkullimin e mjeteve.
Megjithatë, qytetarët duhet të jenë të vëmendshëm: temperaturat gjatë natës pritet të bien deri në -6°C, duke krijuar rrezik të lartë për ngrica, veçanërisht në akset Elbasan–Labinot Mal dhe Elbasan–Zavalinë, ku qarkullimi mund të bëhet vetëm me zinxhirë.
Autoritetet bëjnë apel për drejtuesit e mjeteve që të respektojnë udhëzimet dhe të tregojnë kujdes maksimal.









