I ftuar në emisionin “5 Pyetjet”, ambasadori Ronald Bimo komentoi marrëdhëniet historike dhe ekonomike midis Kinës dhe Perëndimit, duke theksuar rëndësinë e ndjenjës kombëtare në edukimin e popullit kinez dhe ndikimin e pasurive natyrore si floriri në politikën dhe ekonominë e vendit.
Ai gjithashtu foli për rolin që mund të ketë ish-presidenti Donald Trump në përfundimin e një marrëveshjeje të rëndësishme midis Kinës dhe SHBA.
“Kinezët kanë vuajtur shumë nga Perëndimorët. Ata edukojnë njerëzit me një ndjenje kombëtare dhe janë shumë të ndjeshëm ndaj historisë së tyre. Ai që e bëri me Britaninë ishte që të binte opiumi. Thuhet se zyrtarisht janë 30 mijë ton florinj, dhe nxisin njerëzit të kenë sa më shumë florinj, sepse ato janë pasuri e popullit kinez. Zoti Trump do të jetë aktor që mund të përfundojë një marrëveshje shumë interesante mes Kinës dhe SHBA-së.”









