Drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda ka firmosur ndryshimet e para për këtë vit në strukturën që drejton.
Vilson Bala emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë. Islor Islami caktohet përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.
Afrim Tafa caktohet përkohësisht Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës. Fatmir Hoxha do të vijojë në detyrën e Drejtorit të Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.









