-sidi education-spot_img
5.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha: Nuk pranuam të bëjmë veprime amorale gjatë krizës së firmave piramidale

Kryesoret

Në një fjalim në Foltoren e zhvilluar në Lezhë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u përpoq të justifikonte veprimet e tij lidhur me krizën e firmave piramidale të vitit 1997, duke thënë se gabimi i tij ishte bërë pa dashje dhe se nuk kishte borxh ndaj qytetarëve të grabitur.

Berisha theksoi se Partia Demokratike nuk kishte marrë paratë e qytetarëve të humbur dhe se veprimi i tyre kishte qenë moral, duke i refuzuar premtimet për rikthimin e çdo qindarke, siç kishte premtuar rivali i tij politik.

“Nuk pranuam që me ndërgjegje të kryenim veprime amorale, të merrnim paratë e atyre që nuk kishin vendosur asnjë qindarkë në skemat piramidale dhe t’ua jepnim atyre që i kishin humbur, jo, ne ndoqëm standarde morale, pavarësisht nga çmimi që mund të paguanim. Dhe përsëri, shqiptarët e vlerësuan këtë. Shqiptarët panë tek ne një forcë politike me moral. Një forcë politike që e lëshoi karrigen, doli në gjyqin publik, mori përgjegjësitë, por mbeti e ndershme në moralin e saj. Nuk mashtroi qytetarët.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit