Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e të shtënave me armë që kanë ndodhur pas mesnatës në një lokal në Deçan të Kosovës.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur rreth orës 00:15 të 13 janarit, në rrugën “Luan Haradinaj”.
Të plagosurit janë dërguar me ambulancë në Spitalin Rajonal të Pejës, ku po marrin trajtim mjekësor.
Në vendin e ngjarjes është arrestuar një person i dyshuar për veprën penale “vrasje e mbetur në tentativë”.
Gjatë kontrollit, policia ka sekuestruar një pistoletë Zoraki 9mm, një karikator, nëntë fishekë të kalibrit 9mm dhe tri gëzhoja.
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet për rastin janë duke vazhduar.









