-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Milani kërkon fitore ndaj Comos, Allegri paralajmëron përmirësime në lojë

Kryesoret

Mbrëmjen e së enjtes, Milani do të përballet me Comon në javën e 16-të të Serie A, një sfidë e rëndësishme pas dy barazimeve radhazi ndaj Genoas dhe Fiorentinës.

Trajneri Massimiliano Allegri theksoi rëndësinë e marrjes së pikëve për të qëndruar mes katër të parave:
“Duhet të mendojmë për fazën e dytë dhe të marrim pikët që na lejojnë të qëndrojmë mes katër skuadrave të para,” tha ai.

Allegri konfirmoi mungesat e Fullkrug dhe Pavlovic për shkak të dëmtimeve dhe theksoi nevojën për më shumë agresivitet dhe stabilitet gjatë ndeshjeve:
“Duhet të jemi më agresivë, lojtarët kanë shumë cilësi dhe duhet të jenë të bindur se grupi është i fortë,” shtoi trajneri.

Ai gjithashtu vlerësoi punën e trajnerit të Comos, Cesc Fabregas:
“Como është e hareshme dhe teknike, por në këtë përballje nuk është Fabregas kundër Allegrit, është Como kundër Milanit,” përfundoi Allegri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit