Policia ka intensifikuar kërkimet për 38-vjeçarin Altin Ndoci, i cili u arratis ditën e martë nga Spitali i Durrësit.
Kontrolli është shtrirë në disa zona të Tiranës, përfshirë Astirin, Don Boskon, Selitë dhe Yzberishtin, ku ndodhet edhe banesa e tij.
Familjarët e Ndocit deklarojnë se nuk kanë informacion mbi vendndodhjen e tij. Si rrugë lidhëse me Durrësin, policia ka kontrolluar edhe rrugën e Ndroqit.
Autoritetet po vijojnë kërkimet intensivisht për lokalizimin dhe arrestimin e tij.









