Lideri i PD-së, Sali Berisha në konferencë për mediat, foli për skandalet dhe vjedhjet e qeverisë e cila nuk ka patur aftësi të menaxhojë situatën e përmbytjeve në Shqipëri.
“Shteti duhet ti dëmshpërblejë banorët që janë prekur nga përmbytjet, ndëra Ramaduro nuk shpalli as gjendjen e emergjencës, sepse duhet tu jepte para për dëmet që u janë shkaktuar. Partia jonë nesër të vijë në pushtet këto dëme të gjitha do të kompensohen.
Por ky, çfarë bën? I akuzon se po hedhin plastika dhe mbetje”!, u shpreh Berisha.









