-sidi education-spot_img
16.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ina Zhupa: Fjalori i ri i shqipes ka gafa rënda

Kryesoret

Deputetja e PD-së Ina Zhupa, njëkohësisht kryetare e Komisionit parlamentar për Kulturën ka reaguar për fjalorin e ri të gjuhës shqipe që është hedhur në konsultim publik duke kërkuar shpjegime nga Akademia e Shkencave. Zhupa e ka cilësuar hartimin e fjalorit të ri si joprofesional me gafa dhe nota diskriminuese.

“Fjalori i ri i gjuhës shqipe përgatitur nga Akademia e Shkencave paraqet shqetësime serioze për mungesë profesionalizmi! Atje gjenden lehtësisht gafa, diskriminim, mospërputhje me përkufizimet e termave sipas ligjeve etj.

Gjuha është themeli i kulturës kombëtare. Fjalori i një gjuhe nuk është thjesht një listë fjalësh, por akt kulturor, shkencor dhe kombëtar. Pikërisht për këtë arsye, fjalori i gjuhës shqipe duhet të jetë i saktë, i përgjegjshëm dhe në përputhje me zhvillimin bashkëkohor të shoqërisë.

Fjalori i ri i hedhur në konsultim publik ka gafa dhe qëndrime të cilat nuk mund të anashkalohen dhe janë tejet problematike

Si Kryetare e Komisionit për Kulturën, do të kërkoj një seancë dëgjimore në komision , ku Akademia e Shkencave të japin shpjegime profesionale dhe të hapura për publikun dhe komunitetin shkencor mbi mënyrën e hartimit, grupet e punës, skedat gjuhësore, punën kërkimore, konsultimet e bëra.

Është interesi publik, për aq kohë sa bëhet fjalë për fjalor zyrtar, të bërë me fonde publike dhe element thelbësor i identitetit kombetar.  Kjo seancë dëgjimore nuk do trajtohet aspak si politike, por si çështje kulturore dhe kombëtare. Gjuha shqipe meriton seriozitet, profesionalizëm dhe përgjegjësi të lartë institucionale dhe një diskutim serioz.

Përgatitja e fjalorit nuk është vetëm punë gjuhësore, por edhe akt kulturor e kombëtar, që ndihmon në ruajtjen dhe zhvillimin e identitetit të një kombi.

Disa nga shembujt publikë janë qartësisht shfaqje e një punë jo cilësore dhe problematike në shumë nivele. Si për shembull:

  1. Futja e fjalës “abandonim” në fjalorin shqip-shqip. Nuk mund të certifikohet si “shqip” një fjalë e huaj, në këtë rast nga italishtja, dhe t’i jepet si shpjegim fjala shqipe “braktis”.
  2. Futja e fjalës “onlajn” nga anglishtja “online”.

Transliterimi mekanik i huazimeve, pa kriter shkencor dhe pa nevojë reale gjuhësore, nuk e pasuron shqipen, por e deformon atë.

  1. Përkufizimi thellësisht diskriminues i fjalëve “djalë” dhe “vajzë”.

Në fjalorin e ri, “djalë” përshkruhet me nota pozitive: trim, i urtë, shtyllë e shtëpisë, shpresë.

Ndërsa “vajzë” shoqërohet me një sërë përkufizimesh negative, fyese dhe moralisht paragjykuese.

Kjo frymë është jo vetëm e papranueshme shkencërisht, por edhe e rrezikshme shoqërisht, sepse normalizon një mentalitet maskilist dhe diskriminues përmes një dokumenti normativ të gjuhës.

  1. Terminologjia politike, rasti i fjalës “parti”.

Shpjegimi i dhënë në fjalorin online është në kontrast të plotë me Kushtetutën, ligjin për partitë politike dhe konceptet moderne demokratike.

Përkufizimi i “partisë” si “organizatë e një klase a shtrese shoqërore që lufton për interesat e saj” i përket një paradigme ideologjike të tejkaluar, jo realitetit pluralist dhe kushtetues të Shqipërisë dhe vendeve të BE-së.

Fjalori nuk mund të jetë as ideologjik, as paragjykues, as i pakujdesshëm ndaj historisë gjuhësore dhe identitare. Ai formëson mendimin, edukon brezat dhe përcakton se çfarë konsiderohet “shqip e saktë” shprehet ajo.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit