Deputeti i PD-së, Besart Xhaferri përmes një përmes një postimi në rrjetin social facebook ka reguar lidhur me me deklaratat e Edi Ramës, për ngritjen e një kampusi të ri Universitar, ku i cili do të strehoj studentët e kryeqytetit në Durrës, kjo për shkak të kostove të larta të qirave në Tiranë.
Postimi i Xhaferrit
Qiratë e studentëve i rritën paratë e drogës. Në Durrës përgatitu gati të strehohesh vetë pranë Veliajt!
Universiteti i Durrësit, i hapur në vitin 2005, me seli qendrore në zonën e ish-kënetës që u përmbyt këtë janar, prej 21 vitesh nuk ka konvikt, duke bërë që 10 mijë studentët e këtij viti akademik por dhe ata të viteve të mëparshme të jenë të ekspozuar ndaj qirave të larta.
Por faturën më të rëndë të qirave gjatë 5 viteve të fundit e kanë paguar studentët e Universitetit të Tiranës, të cilët, për shkak të projektit të Edi Ramës për të pastruar para në ndërtim, u detyruan të paguajnë qira të shtrenjta, veçanërisht ata që jetonin në zonat pranë fakulteteve.
Kam 4 vite që kam ngritur zërin kundër zhvillimit kriminal, i cili ka rënduar ekonominë e mijëra familjeve shqiptare që jetojnë në rrethe dhe sjellin fëmijët për studime në Tiranë.
Ajo që ke bërë ti me studentët e Universitetit të Tiranës është kriminale, pasi vetëm nën qeverisjen tënde studentët kanë lënë masivisht auditorët dhe janë detyruar të shkojnë në shtëpi bari për të mbijetuar.
Ti alokove 17 milionë euro për Kolegjin e Evropës, për pazaret e tua me Mogherinin, për vetëm 32 studentë, ndërkohë që mijëra studentë të Universitetit të Tiranës kërkon t’i degdisësh në një kampus që po ndërtohet aty ku ndodhen magazina droge të grupeve të strukturuara kriminale!