Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të PD-së në të gjithë vendin në përgatitje të protestës kombëtare të 24 janarit.
“PD nuk ka punë me listat tuaja, kjo do të jetë atributi kryesor i Kryesisë. Ne do ecim me regjistra konkrete dhe me struktura konkrete të Partisë Demokratike. Nuk ka seksion aty ku nuk ka njerër. Tani është koha ti kthehemi organizimit. Jemi parti e madhe dhe kjo duhet të vërtetohet. Të përpiqemi të zgjerojmë anëtarësinë edhe aty ku ka një familje. Ne jemi parti terreni, kjo vërtetohet sepse jemi votuar në zgjedhje. Parti duhet të dalë në terren”, u shpreh Berisha.









