Në një takimi të organizuar në Laprakë, kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, shfrytëzoi mundësinë për të bërë një analizë të situatës politike dhe sociale në vend, duke akuzuar qeverinë e Edi Ramës për lidhje me kartelet e drogës dhe për shndërrimin e Shqipërisë në një narkoshtet.
Ai theksoi se Partia Demokratike ka denoncuar regjimin dhe ka marrë mbështetje ndërkombëtare për të. Berisha e krahasoi regjimin e Ramës me atë të Nicolas Maduro në Venezuelë, duke e quajtur atë një organizatë kriminale që plaçkit qytetarët dhe pengon demokracinë.









