Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka dalë me një deklaratë zyrtare mbi operacionin e fundjavës, ku u godit një grup kriminal në fushën e mashtrimit të qytetarëve italian dhe europian, përmes call center-ave, duke u paraqitur si kompani për investime në kriptomonedha të ndryshme.
Sipas SPAK hetimi nisi pas paraqitjes së provave nga gazetarët italianë të emisionit investigativ “Le Iene”, të cilët infiltruan një punonjës në call center dhe dorëzuan materialet dhe provat përkatëse te agjentët e BKH. Në njoftim thuhet se gjatë operacionit, janë arrestuar në flagrancë 6 persona me inicialet R.Gj., D.Q., E.Gj., E.M., R.P. dhe O.K., ndërsa për K.K., H.XH. dhe tre shtetas të tjerë, janë lëshuar urdhra ndalimi, pasi dyshohen për pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal.
Në kuadër të veprimeve hetimore janë ushtruara kontrolle në 28 ambiente; banesa, automjete, zyra, garazhde, etj, ku janë sekuestruar qindra pajisje kompjuterike, dokumente qindra pajisje kompjuterike të cilat janë në proces verifikimi, sisteme monitorimi të kamerave, sisteme të rrjetit kompjuterik, pajisje memorizuese, server, dokumente të Qendrës së Thirrjeve, subjektit “Infinite” shpk dhe subjekteve të tjerë në proces verifikimi, një automjet luksoz i markës Ferrari që dyshohet të përkiste organizatorëve të aktivitetit si edhe automjete të përdorur nga autorët e dyshuar dhe motomjete.
Denoncim nga gazetarët italianë, SPAK: Si u godit Call Center në Tiranë, zhvati europianët!









