Sot, në Gjykatën Speciale të Hagës, do të dorëzohen dosjet përfundimtare në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.
Pas dorëzimit, fjalët përfundimtare do të mbahen nga 9 deri më 18 shkurt, dhe procesi gjyqësor do të mbyllet.
Krerët e UÇK-së janë në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020 dhe akuzohen për krime të luftës, përfshirë vrasje dhe keqtrajtimin e civilëve dhe kundërshtarëve politikë.
Gjykatësit pritet të shpallin vendimin e shkallës së parë brenda tre muajsh.









