-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Maqedonia e Veriut, Aliu dorëhiqet nga posti i zv.ministrit të Arsimit dhe Shkencës

Kryesoret

Lulzim Aliu ka dhënë dorëheqje nga detyra e Zëvendësit të Ministrit në Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Dorëheqja i është dorëzuar Kryeministrit Hristijan Mickoski.

Në njoftimin e tij publik, Aliu thekson se me këtë vendim po përmbyll një kapitull të angazhimit të tij institucional, duke falënderuar për besimin dhe mbështetjen që i është dhënë për ushtrimin e kësaj detyre për herë të dytë.

Ai ka shprehur mirënjohje të veçantë për Partinë Alternativa, kryetarin aktual Bekim Sali, si dhe për ish-kryetarët Afrim Gashi dhe Zeqirija Ibrahimi, duke falënderuar njëkohësisht familjen dhe miqtë për përkrahjen e vazhdueshme.

Dorëheqja e Lulzim Aliut vjen në një periudhë zhvillimesh të reja politike, ndërsa pritet që në ditët në vijim të ketë sqarime shtesë lidhur me hapat e tij të ardhshëm politikë./ TS

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit