-sidi education-spot_img
21.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Tabaku: Integrimi europian nuk mund të jetë proces i njëanshëm

Kryesoret

Sesioni i ri parlamentar është hapur sot me mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku deputetja Jorida Tabaku ka ngritur shqetësime serioze për shkeljen e rregullave parlamentare nga mazhoranca dhe për trajtimin e integrimit europian si një proces i njëanshëm.

Ajo ka kritikuar mënyrën se si opozita po përjashtohet dhe kërkoi një angazhim më të thellë dhe më të hapur në diskutimet për reformat që lidhen me Bashkimin Europian.

“Nuk mund të shkelim rregulloren për asgjë, as në emër të integrimit europian. Opozita ka të drejtat e saj kushtetuese për të kërkuar interpelanca, komisione hetimore dhe seanca dëgjimore, por këto mbeten të paplotësuara dhe nuk zbatohet asnjëherë. Ky është një problem i madh, sepse përpara se të merremi me ligje dhe reforma, duhet të kemi një debat të hapur dhe të ndershëm. Integrimi europian nuk është thjesht një numër ligjesh të votuara me shpejtësi, por kërkon cilësi ligjesh, respekt për procedurat dhe një demokraci parlamentare që funksionon realisht. Opozita nuk mund të sillet vetëm si një palë që miraton ligje të gatshme, por duhet të ketë mundësinë të kontribuojë dhe të diskutojë në mënyrë aktive për të siguruar një proces të drejtë dhe transparent.”

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit