Kryeministri Edi Rama nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë listoi arsyet se përse shumica socialiste do të votojë për të miratuar nismën e Presidentit të Amerikës, Donald Trump për Bordin e Paqes. Tha se Shqipëria gjithmonë ka kontribuar për paqen në rajon dhe më gjerë dhe do të vazhdojë që të bëjë një gjë të tillë.









