-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Xhixho: Dështimi i shtetit në shëndetësi, kërkojmë drejtësi për pacientët

Kryesoret

Zv. Presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka reaguar ashpër ndaj situatës alarmante në sistemin shëndetësor shqiptar, duke denoncuar dështimet e rënda në spitalet publike, përfshirë ndërprerjet e energjisë elektrike në reanimacion dhe mungesat kritike të pajisjeve jetike në QSUT.

Ajo theksoi se këto probleme janë pasojë e paaftësisë së qeverisë për të garantuar sigurinë e pacientëve dhe kushte minimale shëndetësore.

 “Ky nuk është një incident teknik. Ky është një dështim i rëndë dhe i pafalshëm shtetëror. Në asnjë vend të botës, as në kushte lufte, nuk ndodh që reanimacioni dhe sallat kirurgjikale të mbeten pa energji. Kjo është paaftësi kriminale në menaxhimin e shërbimeve jetike.”

Ajo gjithashtu ftoi qytetarët që të marrin pjesë në protestën e 24 janarit për të kërkuar drejtësi dhe për të kërkuar ndryshime në shëndetësinë shqiptare, e cila sipas saj është keqmenaxhuar dhe ka ndikuar drejtpërdrejt në shëndetin e qytetarëve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit